Mot dimëror, borë dhe temperatura deri në -3 gradë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me vranësira dhe me reshje shiu e bore.

IHK njofton se temperaturat do të mbesin të ulëta tipike dimërore, ato minimale do të jenë nga -3 deri në -1 gradë, ndërkaq maksimalet e ditës do të jenë nga 1 deri në 3 gradë.

Instituti bën të ditur se gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra mesatare deri të forta kryesisht nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




- Reklama-
- Reklama-