Opoja.net

Moti për sot në Prizren,relativisht i qetë dhe me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të ketë mot relativisht i qetë dhe me ngrica, ndërsa nëpër ultësira do të ketë kushte për formim të mjegullës.
Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat e kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të mbeten aktive edhe për ditën e mërkurë.

“Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot relativisht i qetë dhe me ngrica, ndërsa nëpër ultësira do të ketë kushte për formim të mjegullës”.

218

Me çka po nxeheni në këto ditë të ftohta ?

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në zero gradë Celsius. Qarkullimi i masave të ajrit do të jetë i dobët dhe do të ndikoj negativisht në cilësinë e ajrit. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes, ndërsa pasdite nga juglindja”.

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net