Mundësi punësimi dhe vetë-punësimi për të rinjtë, në kuadër të projektit InTerDev 2

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Komuna e Dragashit, Agjensioni Austriak për Zhvillim dhe UNDP vazhdojnë të krijojnë mundësi punësimi dhe vetë-punësimi për të rinjtë

Në kuadër të projektit InTerDev 2, të financuar nga ADA realizuar nga UNDP në partneritet me Komunën e Dragashit dhe Zyren për Punësim, sot u ndanë çertifikatat dhe mjetet e punës për 10 të rinj nga Komuna e Dragashit. Këta djem dhe vajza nga të dyja komunitetet u aftësuan nga Qendra për Aftësim Profesional në Prizren në 5 profesione: Auto-elektrik, Floktari, Saldim, Kuzhinë dhe Rrobaqepësi.

Me pranimin e pakove të mjeteve këta të rinj mund të fillojnë ushtrimin e profesionit, duke u vetë-punësuar dhe njëherit duke ofruar mundësi për angazhimin e personave shtesë në punëtoritë e tyre.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-