Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Dragashit, z. Behxhet Xheladinin.
Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e mirë që ka Bashkësia Islame e Kosovës më Komunën e Dragashit, për çka Myftiu Tërnava, falënderoi kryetarin Xheladini, si dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të BIK-ut që një bashkëpunim i tillë të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ndërkaq, kryetari Xheladini, fillimisht shfrytëzoi rastin që të uroi Myftiun Tërnava për rizgjedhjen e tij në krye të BIK-ut, si dhe më pas falënderoi atë dhe institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës për rolin e tyre të dhënë në procese të ndryshme që ka kaluar vendi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.