Ndahen çertifikatat për veteranët e kufirit

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Në Prizren ka vazhduar ndarja e çertifikatave për statusin e veteranit të luftës së UÇK-së. Kësaj radhe u ndan çertifikata për pjesëtarët e Brigadës 128 të Zonës Operative të Pashtrikut.

Ky organizim është mbajtur dje, më: 07.09.2015, solemnisht, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemali Berisha” në Prizren, ky pranuan certifikatat shtetërore të Republikës së Kosovës, si “Veteranë të UÇK-së”. edhe pjesëmarrësit nga Dragashi.

Komandanti Ruzhdi Saramati tha se çdo komb në botë i ka heronjtë dhe dëshmorët e vet. “Po ashtu, edhe kombi shqiptar i ka heronjtë dhe dëshmorët që treguan trimëri e dashuri nëpër shekuj për atdheun e vet” tha ai.

image

Njëri ndër ata që sot u pajis me këtë çertifikatë ishte edhe Kasam Mehmeti nga Bresana. Ai tha se për të mos e fshehur, kur më erdhi radha gjatë pranimit dhe nënshkrimit, përjetova emocione të para 16 viteve, që u mobilizuam në radhët e UÇK-së dhe që patëm dhënë betimin (nënshkruam) në Burrel. Më bëri përshtypje, që edhe një dokument shtesë, na kishte përgatitur komandanti-kolonel Ruzhdi Saramati, i cili veç të tjerash, e tha edhe këtë: “I kem pas puntë mirë në luftë, sepse në mesin tonë patëm boll hoxhallarë.” Më gëzoi pa masë poashtu, që pjesë e këtij komisioni të shpërndarjeve të certifikatave qe edhe kolegu im i nderuar Orhan Bislimaj.

Me 25 maj 1999, brigadës 128 i jepet urdhër për të sulmuar pushtuesin serb në hapsirat e kufirit në Gorozhup e Pashtrik. Janë këta djem e vajza që iu përgjigjen kësaj thirrje, kurse lufta e tyre u shënua edhe në analet e NATO-s. (Opoja.net)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-