I aksidentuari në rrugën R “Ëesli Klark” në Prizren, ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë.
Policia e Kosovës, njofton se viktima nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marruara nga goditja e veturës.
“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor në gjendje të rëndë, ku me 19.04.2017 , ka ndërruar jetë”, njofton Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në autopsi në mjekësinë ligjore, ndërsa drejtuesi i automjetit është arrestuar dhe dërguar në qendrën e ndalimit.
I arrestuari dyshohet se ka drejtuar automjetin e tij në mënyrë të rrezikshme, duke mos i dhënë përparësi këmbësorit në kalimin për këmbësorë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.