Është mbyllur xhiro e 12-të në dy grupet e Ligës së Parë me disa rezultate mjaftë interesante.
Ditën e sotme në program ishin për tu zhvilluar pesë ndeshje, tre në Grupin A dhe dy të tjera në Grupin B.
Lideri aktual i Grupit A, Feronikeli është befasuar pasi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Vëllaznimi.
Trepça ka mposhtur A&N me rezultat 3-1, derisa Rilindja ndali tre pikët në shtëpi pas fitores minimale 1-0 ndaj Rahovecit.
Për dallim nga Grupi A ku lideri dështoi, në Grupin B lideri ka marrë fitore.
Ulpiana ka mposhtur Kikën me lehtësi 3-1, derisa Flamurtari mposhti me rezultat të pastër Vjosën 2-0. /GazetaOlle/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.