Opoja.net

Në Blaç do të fillojë rregullimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit

Opoja
Në Blaç do të fillojë rregullimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit

Komuna e Dragashit ditën e djeshme ka nënshkruar kontratën me kompaninë Alfa-Ing N.P.N, e cila do ta bëjë rregullimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në fshatin Blaç. Vlera e kontratës është 49 mijë e 221.50 euro.

Në përshkrimin e punëve në njoftimin për dhënien e kontratës, Komuna ka shkruar se kompania fituese e tenderit do të bëjë demolimin e elementeve të betonit përgjatë trupit të rrugës 3850 metër katrorë, punët e dheut do të jenë deri në sasinë 3 mijë metër kub, do të ndërtohen 9 puseta nga betoni, do të bëhet hidroizolimi i rezervuarit ekzistues prej 20 metër katrorë, si dhe furnizim, transport dhe punë të tjera.

Sipas kontratës së nënshkruar dje, kompania kontraktuese pritet t’i fillojë punimet pesë ditë pas nënshkrimit të kontratës, nëse kushtet atmosferike vlerësohen si të favorshme./Opoja.net

Loading...

Mos i humb

Kërkohet ndihmë financiare për shërimin e vogëlushit Denis Xhabali

Opoja.net

Ndërron jetë defektologu, I parë shqiptar Irfan Bojaxhiu

Opoja.net

Piraj: Institucionet e Kosovës në vend që ta menaxhojnë krizën ekonomike, e thelluan atë

Opoja.net

3 raste në Dragash dhe 205 në të gjithë Kosovën me Covid – 19

Opoja.net

‘Nga tani është hapur një portë e madhe për prodhimet e mishit dhe qumështit nga Kosova drejt BE-së’

Opoja.net

207 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 1 rast në Dragash

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net