Në Dragash mbi 260 qytetarë marrin pensionin e veteranit të luftës

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Agjencia e Statistikave e Kosovës ka publikuar të dhënat statistikore për sektorin e skemave pensionale dhe mirëqenies sociale në Kosovës.

Sipas ASK-së, numri i përfituesve nga skema pensionale për veteranët e luftës në komunën e Dragashit, përgjatë tremujorëve janar-mars 2020, prill-qershor dhe korrik-shtator, ka qenë mbi 260.

Varësisht prej muajve, ky numër ka variuar deri në 266, kur është regjistruar në muajin prill. Ndryshimi i shifrave zakonisht vjen për shkak se procedurat e aplikimit për veteran ende nuk janë mbyllur./Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-