Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 464 mostra, të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 117 raste pozitive.
Ndërkaq, në komunën e Dragashit kanë rezultuar pozitive 3 raste, saktësisht në fshatin Radeshë – 2 dhe në fshatin Buzez – 1 rast. Duke i llogaritur rastet e mëhershme, zyrtarisht në komunën e Dragashit rezulton se janë 15 persona që kanë përfunduar me fatalitet, 69 persona janë shëruar, ndërkohë 32 rate të tjera mbesin aktive, nga 116 raste sa janë regjistruar që nga fillimi i pandemisë me këtë virus.
Radio Sharri – Dragash
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.