Policia ka njoftuar sot për gjetjen e një mjeti të pashpërthyer në fshatin Kuklibeg të Dragashit, ku pritet që me të merren ekspertët.
“Mbrëmë, rreth orës 22:00, në fshatin Kuklibeg të Dragashit, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në oborrin e tij kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë në pritje të njësisë për deminim”, thuhet në njoftimin e sotëm të policisë.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.