Në Kuvendin e Dragashit kërkohet mborojtja e mjedisit

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal në Dragash, e cila ishte ditën e martë, u diskutua edhe për mbrojtjen e mjedisitë.

Për mbrojtjen e mjedisit ishin të interesuar të gjithë antarët e Kuvendit Komunal, mirpo qëndrimi për kujdesin e mjedisit ishte i ndryshem. Kë po e quajnë ata fajtorë për këtë ?

Sipas Kryetarit të Komunës, Salim Jonuzaj, në rënd të parë problemi është pasojë e mos kujdesit të banorëve, ndersa e dyta është se edhe banorët nuk po paguaj për këtë shërbim dhe kompania për menaxhimin e mbeturinave po kan probleme. “Qytetarët duhet të mësohen se duhet paguar kompaninë, e cila na i mbledh mbeturinat. Gjithashtu, duhet të mësohen se mbeturinat nuk duhet të hidhen vend e pavend”, tha Salim Jonuzi. Ndersa në këtë rastë ka reaguar, Granit Riafaj, anëtarë në këtë kuvend.

Sipas anëtarit të Kuvendit, Granit Rifaj, fajin nuk e kan banorët “Për të kërkuar pagesë nga qytetarët, ju duhet ta bëni shërbimin korrekt dhe jo dosido. Nuk mund të kërkoni nga qytetarët që të paguajnë nga 4.5 euro në muaj, ndërkohë që mbeturinat tua largoni nga shtëpitë, një herë në javë. Me këtë çmim, qytetarëve të Prizrenit iu mblidhen mbeturinat çdo ditë. Pastaj, ju duhet t’i pajisni vendbanimet me kontejnerë adekuatë dhe jo t’i detyroni banorët që mbeturinat t’i ruajnë gjatë gjithë javës në shtëpi”, tha Granit Rifaj. (Opoja.net)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-