Në Mamushë u bë promovimi i Trashëgimisë Kulturore dhe Fetare për të rinjtë e regjionit të Prizrenit

Opoja.net Opoja.net Artikuj Opoja

Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Dragash, në bashkëpunim me OJQ “AVOKO”, dhe të rinjtë e Komunës sonë, ishin pjesë e projektit të bashkëpunimit ndërkomunal mes të rinjëve të komunave të regjionit të Prizrenit. U organizua një vizitë njëditore në Prizren për promovimin e Trashëgimisë Kulturore dhe Fetare për të rinjtë nga të gjitha komunitetet. Ky projekt ka për qëllim të rrisë njohuritë e rinisë rreth traditave të ndryshme të komuniteteve që jetojnë në rajonin e Prizrenit dhe të përmirësojnë dialogun dhe mirëkuptimin ndërfetar.

Ky projekt ishte i dyti në rradhët e organizimeve nga bashkëpunimi ndërkomunal i cili si urë lidhëse ka OSBE-në, ku priten që organizime të tilla të organizohen dhe nga Komunat tjera të regjionit të Prizrenit.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-