Skuadra e KB Peja sonte do të zhvillojë ndeshjen e parë të sezonit në Ligën Ballkanike ku për kundërshtar ka skuadrën ukrainase, Budivelnyk.
Kjo ndeshje ka nisur nga ora 20:15, në palestrën sportive të “Karagaçit”.
Nikoqirët kanë vendosur edhe një parullë ku kanë shprehur përkrahjen e tyre për Ukrainën, e cila tash e disa muaj po përballet me agresionin rus.
“Lavdi Ukrainës. Kosova qëndron me ju”, thuhet në këtë parullë të vendosur në palestër. /Demokracia.com
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.