Opoja.net

Në QKUK kryhet një operacion i komplikuar, pacientit i hiqet tumori

Në QKUK kryhet një operacion i komplikuar, pacientit i hiqet tumori

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët kanë kryer një operacion kompleks, duke i larguar pacientit tumorin nga mëlçia.

Operimi i Hemangiomës, tumor me prejardhje nga enët e gjakut, i cili zhvillohet në mëlçi, vlerësohet si një nga ndërhyrjet më sfiduese në kirurgjinë e barkut.

“Pacienti i moshës 38 vjeçare, pas intervenimit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shpejt për në shtëpi. Operacioni, i bërë nga një ekip mjekësh të trajnuar, me aparaturë moderne, më parë është kryer vetëm jashtë vendit”, njofton Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Tre mënyra natyrale si të zbardhni dhëmbët

Opoja.net

Djathi i dhisë, më i konsumuari në botë

Opoja.net

Gjumi i Çrregullt – Përkeqësimi i shëndetit të organizmit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net