Dje në fshatin Zaplluxhë të Dragashit, autobusi ka goditur një nxenëse që sapo kishte dalë nga shkolla duke i shkaktuar lëndime trupore, drejtuesi i autobusit është arrestuar, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës.
Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër K/Shqiptare duke i shkaktuar lëndim e trupore. Viktima është dërguar në QKMF-Prizren për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. (Opoja.net)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

