Nesër, bjeshka e Zaplluxhës do të gumëzhijë nga ritmi i lodrave, çiftelive dhe valleve tradicionale!
“Festa e Bjeshkës 2025” sjell një ditë të paharruar ku tradita, kënga dhe vallja bashkojnë zemrat e opojarëve.
Çfarë do të shohim në këtë manifestim:
- Këngë e kërcime popullore nga grupet e vajzave dhe burrave
- Instrumentale me lodra dhe cyla
- Vallje të dasmës opojare dhe simbolika e marrjes së nuses
- Kolloqja e tre valleve përcjellëse
- Vallja e Rugovës, vallet çift dhe përformanca unike nga të rinjtë
- Koktej rasti në fund të ngjarjes
✨ Një ditë e veçantë për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë tonë kulturore. Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj feste që i jep zë dhe ngjyrë Opojës!
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.