Neymar nuk është i sigurt nëse do të luajë sërish për ekipin kombëtar të tij eliminimit nga Kupa e Botës “Katar 2022”.
Brazili u eliminua nga Kroacia në çerekfinale pas ekzekutimit të penalltive.
“Sinqerisht, nuk e di. Mendoj se të flasësh tani është keq. Ndoshta nuk jam duke menduar drejt”, u shpreh i emocionuar Neymar para gazetarëve.
“Të them se ky është fundi do të ishte të nxitoja vetë, por as nuk garantoj asgjë. Të shohim se çfarë do të ndodhë në vijim”, shtoi sulmuesi i PSG-së.
“Dua ta kaloj këtë kohë për të menduar për këtë, të mendoj për atë që dua për veten time. Nuk do ta mbyll derën për të luajtur me Brazilin, as nuk them 100% se do të kthehem”, deklaroi 30-vjeçari.
Neymar, autor i golit të Brazilit kundër Kroacisë, e barazoi rekordin me Pelen, si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Brazilit.
Të dytë numërojnë nga 77 gola me fanellën e shtetit të tyre.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.