Nga Komuna e Dragashit janë deklaruar dy milionerë!

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Kryetari, drejtorët, asamblesistët dhe zyrtarë të tjerë nga Komuna e Dragashit kanë bërë deklarimin e pasurisë për vitin 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Në mesin e tyre, Eroll Bajrami, drejtor i Administratës dhe Suada Bajrami, këshilltare në KK të Dragashit nga radhët e PDK-së, kanë deklaruar se pasuria e fituar në biznesin privat kap vlera milionëshe.

Eroll dhe Suada Bajrami kanë deklaruar në AKK se nga pasuria e paluajtshme posedojnë shtëpi dhe troje me vlerë prej 270 mijë euro, të cilat janë në pronësi të prindit. Gjithashtu, ata kanë në pronësi të prindit edhe dy vetura, njëra 12 mijë dhe tjetra 8 mijë euro.

Gjithashtu, në regjistrat e AKK-së ata kanë deklaruar se posedojnë 50 përqind të aksioneve në HIT-FLORES Sh.P.K, të cilat janë në pronësi të prindit që nga viti 2005 dhe kapitali i të cilave kap shifrën 2 milionë euro.

Sa u përket të hyrave për funksionin që kryejnë si zyrtar, drejtori i Administratës Eroll Bajrami ka deklaruar se merr pagë 622.57 euro, ndërsa asambleistja Suada Bajrami merr 208.40 euro pagë nga Kuvendi Komunal./Opoja.net

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-