Nis epoka e Laportas si president i Barcelonës

Opoja.net Opoja.net Sport

Joan Laporta është zotuar se do të bëj aq sa ka fuqi për ta mbajtur Lionel Messin në Barcelonë.

Këto fjalë, ai i tha gjatë inaugurimit të tij të mërkurën, si president i ri i Barcelonës. Laporta tha po ashtu se trajneri Ronald Koeman e ka mbështetjen e klubit.

Më herët, Laporta ishte president i Barçës në vitet 2003-2010. Ai mori më së shumti vota nga anëtarët e klubit në vikendin e kaluar, por duhej që ta garantonte shumën e 125 milionë eurove në bankë para se të inaugurohej.

Tani si president i ri i klubit, detyra kryesore e tij është që ta bind Messin ta vazhdojë kontratën.

Messi do të jetë 34-vjeçar në muajin qershor, e në të njëjtin muaj i përfundon edhe kontrata me klubin “blaugrana”.

Messi, i cili deshi të largohej në verë, votoi në zgjedhjet e së dielës dhe ishte i ulur para Laportas, derisa ai mbante fjalimin në stadiumin “Camp Nou” të mërkurën, në prani të 300 të ftuarve.

Do të mundohem ta bind Leon të qëndrojë në klub”, ka thënë Laporta ndër të tjerash, në fjalimin e tij që zgjati 30 minuta. “Më fal Leo, por unë do ta bëj më të mirën, edhe ai e di këtë gjë.

Do të provojmë ta bindim atë të qëndrojë sepse ai është më i miri. Më fal për këtë Leo, por unë të dua dhe Barça të do ty po ashtu”, përfundoi Laporta.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-