Në një mot me shi në kryeqytet, ka nisur ndeshja e parë e Kombëtares së Kosovës në muajin nëntor.
“Dardanët” po ndeshen me Kombëtaren e Armenisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.
Të parët me topin kanë nisur të besuarit e përzgjedhësit Alain Giresse. Kosova po paraqitet me fanellat e kaltërta.
Miqësorja ndaj Armenisë po ndjeket nga një numër i vogël i tifozëve në shkallët e stadiumit.
“Dardanët” tri ditë më vonë do të luajnë në një ndeshje tjetër kontrolluese kundër Ishujve Faroe në Prishtinë./Demokracia.com/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.