Nis takimi i KS i OKB-së, Osmani përfaqëson Kosovën

Opoja.net Opoja.net Kosova

Nisi takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përfaqëson Republikën e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik për zhvillimet në Kosovë.

Fjalën e nisi Shefja e misionit të tejkaluar të UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Zijadeh, e cila tha se situata n veri të Kosovës është serioze, sidomos pas sulmit në Bansjkë të Zveçanit, më 24 shtator.

Ajo mes tjerash tha se pati shkëmbime zjarri mes Policisë së Kosovës dhe grupit të armatosur, ku për pasojë u vranë katër veta, një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe tre të tjerë.

Sipas saj gjendja e sigurisë në veri të Kosovës që nga 24 shtatori është ngritur në mënyrë të qëndrueshme.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe: ,
- Reklama-
- Reklama-