Myslimanët kanë probleme të mëdha në sistemet që nuk përputhen me Islamin. Njëri prej këtyre problemeve është çështja e dijes dhe dijetarit. Kjo është një çështje e rëndësishme dhe e vështirë për t’u kuptuar. Sistemi me të cilin udhëhiqemi për momentin e ka ndaluar edukimin fetar, ngaqë nuk e do dhe e konsideron si të rrezikshëm mësimin e mirë dhe praktikimin e Islamit. Kjo është një tradhti që bëhet me vetëdije. Kështu që i ka dhënë edhe pasojat e tij të këqija.
Ndërkohë që flasim për këtë, aq sa është e rëndësishme të gjejmë gabimet, është e rëndësishme që të gjejmë edhe gjërat e drejta. Sigurisht që ka edhe dijetarë që e kanë edukuar veten dhe që ia tregojnë rrugën umetit. Mbi të gjitha, ne kemi shumë nevojë për ata. Aman kini kujdes! Ndërkohë që i akuzojmë dijetarët që bëjnë dëme, këtë të mos e bëjmë në mënyrë të përgjithshme. Domethënë, të mos i fusim të gjithë në një thes. Përsëri kini kujdes! Gjetja e gabimit është shumë e lehtë. Ndërsa gjetja e të drejtës është shumë e vështirë. Veçanërisht ajo metoda e përçmimit të dijetarëve duke shfrytëzuar gjendjen e dobët të myslimanëve dhe duke i vrarë ata të gjithë me një goditje shpate, është shumë e rrezikshme. Në të kaluarën këtë e bënin qafirët perëndimorë të cilët ishin armiq të fesë dhe sheriatit. Ndërsa tani po e bëjnë edhe të rinjtë që emocionohen pasi lexojnë dy-tri libra. Të gjithë i presin dhe i masakrojnë. Për këtë arsye, them: “More, a të gjithë dijetarët e botës islame janë të devijuar?” Sa mohim dhe përçmim i lig që është ky! Ky është shndërruar në një problem të madh për fat të keq.
A është e mundur të jetosh në këtë vend dhe të mos e shohësh këtë problem? Nëse është kështu, atëherë çfarë duhet të bëjmë?
Sipas mendimit tim, së pari, nëse e njohim gjuhën arabe, duhet të përpiqemi ta lexojmë dhe ta mësojmë Islamin prej veprave klasike që janë shkruar në fillimet e Islamit. Pastaj duhet t’i lexojmë edhe veprat moderne, në mënyrë që të përfitojmë edhe nga dija e shekullit tonë dhe pastaj t’i krahasojmë. Në këtë mënyrë, do të jemi të hapur ndaj gjërave të reja e të dobishme. Nëse nuk e njohim gjuhën arabe, duhet të marrim për udhërrëfyes dijetarët të cilëve u besojmë. Ndërsa këta të rinjtë do t’i testojmë nëse bien apo jo ndesh me ata. Dijetarët e rinj dhe zhvillimet e reja që nuk bien ndesh me dijetarët e vjetër dhe zhvillimet në të kaluarën, duhet t’ia shtojmë trungut tonë të dijes. Në këtë mënyrë, do ta bashkojmë të kaluarën me të tashmen dhe do të arrijmë zhvillime më premtuese.
Për shembull, Omer Nasuhi Bilmen është një dijetar që mund të merret si udhërrëfyes në akaid, kelam, fikh dhe tefsir. Ndoshta këtë periudhë të mbushur plot me furtuna, mund ta kalojmë me një metodë të tillë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.