Opoja.net

Një muaj parab-urgim të miturit nga Zaplluxha, që merrej me shitblerje të nark-otikëve

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për të Mitur, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së parab-urgimit, ka caktuar masën e arr-estit shtëpiak në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të miturit me iniciale I.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën pen-ale, blerja, posedimi, shpërndarje ose shitja e paautorizuar e nark-otikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.2. të KPRK-së.

Gjykata njofton se masa e arr-estit shtëpiak do të llogaritet prej datës 08.02.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 08.03.2019.

“Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 08.02.2019 rreth orës 10:20 minuta, në fshatin Zaplluzh, KK Dragash, i mituri pa autorizim posedon dhe shet substanca psikotrope të dyshuar të llojit marih-uanë, të cilat janë shpallur me ligj si nark-otik, në atë mënyrë që pas një kontrolli të shtëpisë së të miturit nga ana e policisë është gjetur në garazhin e shtëpisë, substanca psikotrope e dyshuar si mari-huanë, në sasi prej 130.84 gram, e mbështjellë në paketim me mbishkrimin Malësia”, përfundon njoftimi i Gjykatës.

Vaktia e Ramazanit 2021 – 1442 h.

Opoja.net

Xhamitë mbahen të hapura këtë Ramazan

Opoja.net

Rrahen tre policë në Prizren, bëhen për spital

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net