Omeri (r.a.) transmeton se i Dërguari i Allahut (savs), ka thënë:
“Do të vijë një kohë kur njerëzit do të kenë formë njerëzore, por zemrat do
t’i kenë si të ujqërve. Do të shkaktojnë gjakderdhje, dhe nuk do të ngurrojnë
nga e keqja që e bëjnë! Nëse ua jep besën për besnikëri – do të mashtrojnë,
nëse të drejtohen – do të gënjejnë, nëse ju beson – do të presin në besë,
ndërsa kur nuk je me ta – të përflasin të përgojojnë.
Fëmijët do t’i kenë të pacipë, rinia do të jetë e devijuar, ndërsa të
vjetrit e tyre do të jenë të pamoralshëm – nuk do të urdhërojnë për të mirë as
nuk do të largojnë nga e keqja. Qëndrimi me ta është poshtërim, ndërsa
kërkimi prej tyre diçka që është e tyre është
varfëri e vërtetë! I miri në mesin e tyre është i humbur, ndërsa i humburi në
mesin e tyre është i mirë! Suneti për ta është bidat, kurse bidati për ta është
sunet. Në mesin e tyre, ai që urdhëron në të mirë është i dyshimtë, kurse
fasiku (mëkatari) është njeri i ndershëm, e besimtari është i shtypur!
Kur njerëzit të fillojnë të sillen në këtë mënyrë, Allahu do të bëjë që mbi
ta të sundojnë ata të cilët nëse diçka flasin do t’i vrasin, nëse heshtin do
t’i shfrytëzojnë, do t’ua marrin atë që fitojnë dhe do të veprojnë
padrejtësisht derisa mbi ta sundojnë!” (Xhami’ul-Ehadith,
Sujuti, nr.31621)
Përkthim: Miftar Ajdini
(Islampress)