Opoja.net

Një person e bleu veturën me kilometra të kthyera, e raporton rastin në polici

E bleu veturën me kilometra të kthyera, e raporton rastin në polici.

Një person ka raportuar në polici në muajin shkurt të këtij viti se ka blerë një veturë e cila ka rezultuar se i ka kilometrat e kthyera.

E të dyshuarin për shitjen e kësaj veture, si duket tashmë e ka identifikuar Policia e Kosovës.

Në raportin e policisë, thuhet se i dyshuari mashkull kosovar me qëllim të përfitimit material dyshohet se ka bërë ndërrimin e kilometrave të një veture.

“Vetura është doganuar me kilometra të ndryshme dhe duke mashtruar i është shitur palës blerëse”, thuhet në raportin 24-orësh, transmeton lajmi net.

Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitë përkatëse të policisë.

Çka po ndodh, Messenger, Instagram e WhatsApp bien nga sistemi

Opoja.net

Çfarë u ndodhi aplikacioneve më të përdorura në të gjithë botën, WhatsApp & Instagram s’funksionuan

Opoja.net

Facebooku dhe Instagrami bien nga sistemi

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net