Një tjetër grua në udhëheqje: Blerina Kamberi emërohet U.D. e drejtoreshës së Çerdhes në Dragash

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, ka emëruar sot znj. Blerina Kamberi ushtruese detyre (U.D.) të drejtoreshës së Çerdhes në Dragash. Ajo do të ushtrojë këtë funksion deri në zhvillimin e procedurave të rregullta të rekrutimit.

Me këtë rast, kryetari Xheladini e ka uruar znj. Kamberi për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në menaxhimin dhe udhëheqjen e këtij institucioni, i cili ka një rol të rëndësishëm në edukimin e hershëm dhe mirëqenien e fëmijëve në komunën tonë.

Gjithashtu, kryetari ka theksuar se ky emërim përfaqëson një hap të rëndësishëm në avancimin e pozitës së grave në pozita vendimmarrëse dhe se Komuna e Dragashit mbetet e përkushtuar ndaj barazisë gjinore në institucionet publike.

Ky veprim vjen në kuadër të përpjekjeve për të krijuar një administratë më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë, ku gratë kanë hapësirën dhe mundësinë për të kontribuar në zhvillimin institucional dhe shoqëror të komunës.

Opoja.net

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-