Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Llapushnik të Dragashit, i cili nuk i është bindur urdhrave të policëve në rrugë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti kishte refuzuar t’ju bindej urdhrave të zyrtarëve policor të cilët ishin në një pik kontrolli të veturave dhe i kishin konfiskuar veturën të dyshuarit pasi nuk posedonte regjistrim për veturën. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar”, thuhet në raport të policisë.
//
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.