Wolves e ka mposhtur 2-1 Arsenalin midis stadiumit “Emirates”.
Arsenali i Mikel Artetës e ka pësuar humbjen e pestë pas vetëm 10 xhirove në Premierligë.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të, Topçinjtë u befasuan në shtëpi, duke u mposhtur 1-2 nga Wolves, ndeshja e tretë me radhë pa fitore.
Wolves me fillim tregoi se do të jetë kundërshtar i vështirë për Arsenalin dhe në fund ia doli.
Ata kaluan të parët në epërsi me golin e Pedro Neto që shënoi për 0-1.
Vendasit reaguan menjëherë. Gabriel, tre minuta më vonë, arriti të shënojë për 1-1.
Por Wolves e gjeti sërish golin e epërsisë, Daniel Podence shënoi për 2-1 në minutën e 42-të, që doli të jetë goli përfundimtar i takimit, pasi në pjesën e dytë, nuk u tundën më rrjetat.
Wolves luajti pothuajse gjithë ndeshjen pa sulmuesin kryesor, Raul Jimenez, që u dëmtua rëndë në minutën e pestë në një duel me David Luiz dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Kjo humbje e zbret Arsenalin në pozitën e 14 me vetëm 13 pikë.
The post Nuk këndellet Arsenali, mundet edhe nga Wolves appeared first on FaktePlus.