Opoja.net

Numri i të shëruarve nga Covid-19 sot më i lartë se i të infektuarve

Shëndeti
Numri i të shëruarve nga Covid-19 sot më i lartë se i të infektuarve

561 raste me koronavirus kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Sipas shifrave të fundit, edhe këtë herë, numri i të shëruarve ka tejkaluar atë të të infektuarve, meqë të shëruar janë regjistruar 884 persona, njofton Klan Kosova.

”Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1357 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 561 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (72, 67, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (64, 51 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç), Pejë 1 rast (63 vjeç), Prizren 1 rast (47 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Obiliq 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 44.442 raste nga 156.982 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.148 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 884 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 31.041 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.253”.

Si të kujdesemi për lëkurën dhe rrobat e bebes?

Merlinda Guraj

Ish Kampioni botës , Enver Idrizi nga Amerika ia bëson shëndetin Dr.Hatim Baxhakut kirurgut Opojarë

Opoja.net

Këto ushqime ndikojnë në gjatësinë e fëmijëve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net