Nxënësi nuk ndihet mirë në shkollë, vdes në spital

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kronika

Një nxënës i Gjimnazit ”Jeta e Re” në Suharekë ka ndërruar jetë.

Policia e Kosovës, njofton se një nxënës i gjimnazit ‘Jeta e Re’ në Suharekë nuk është ndjerë mirë me shëndet dhe nga ora e mësimit me ndihmën e një shoku të klasës është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Nga aty me urgjencë ai është dërguar për në Spitalin e Prizrenit, ku një mjek pas pak ka konfirmuar vdekjen e tij. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:50, ndërsa policia ka njoftuar gjithashtu që këtë rast po e trajton si vdekje të dyshimtë, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. /Telegrafi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-