Nxënësit e shkollës “Sezai Surroi” të Bellobradit, aktivitete në Kukës

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kultura Opoja

Shkolla e mesme “Elmaz Ademi” në Bardhoc të Kukësit në kuadër të festave të nëntorit realizoi një aktivitet me temë “Dita e shkollës”.
21 nëntori shënoi 71- vjetorin e hapjes së kësaj shkolle. Kështu mësuesit, nxënësit e shkollës por edhe nxënës të shkollës ndër vite, prindërit dhe drejtues të Drejtorisë Arsimore Rajonale ishin të pranishëm në aktivitet.

Festës ju bashkuan edhe nxënës të shkollës “S. Surroi” të Bellobradit me të cilën shkolla ka bashkëpunuar prej disa vitesh.

Nxënësit e shkollës, nënë drejtimin e mësuesve kishin përgatitur një koncert muziko-letrar, në të cilin ishin përfshirë edhe nxënësit e shkollës nga Kosova.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-