Nxënësit kapen duke shkuar në shkollë me armë

Opoja.net Opoja.net Kronika

Dy nxënës janë kapur nga policia në fshatin Nekoc të Drenasit duke shkuar në shkollë me armë. Bëhet e ditur se patrulla policore në vendin e ngjarjes kanë ndalur të dyshuarit, ku gjatë legjitimimit dhe kontrollimit i është gjetur dhe konfiskuar arma me gaz e llojit “BRUNI”, kalibri.9mm.

” Sipas të miturve këtë armë e kanë marrë tek daja i tyre mashkull K/Shqiptar. Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve dhe punëtorit të QPS-së, ndërsa me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit e mitur lirohen dhe nuk procedohet, kurse i dyshuari (daja i të miturve) pas intervistimit lirohet”, bën të ditur policia, transmeton Klan Kosova.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-