Osmani: Është ndëshkim i madh për Kosovën që të largohet nga Procesi i Berlinit

Opoja.net Opoja.net Kosova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me ‘ofertën’ e Gjermanisë që të gjendet një mundësi që Kosova të largojë masat e sigurisë për mallrat serbe.

Kjo në mënyrë që të arrihet pajtim për ndryshim të statusit të përfaqësimit në CEFTA.

Osmani në “Kallxo Përnime” ka thënë se për heqjen e UNMIK ut në shkëmbim është kërkuar që të gjendet një mundësi që Kosova t’i largojë masat e sigurisë.

“Kushdo vlerësohet për proevropianizëm kjo ka efekt pozitiv, por duhet me pranu realitetin jo me portretizu një situatë perfekte sepse nuk është, e shohim nga deklaratat e aleatëve, nga i deleguari i posacëm Sarrazin është një diskutim per një kohë të gjatë për të arritur një pajtim për ndryshimin e statusit të përfaqësimit në CEFTA sepse akoma është UNMIK e për heqjen e UNMIK ut në shkëmbim është kërkuar që të gjendet një mundësi që Kosova t’i largojë masat e sigurisë.”

Osmani tha se ekziston kërcënimi që Kosova të largohet nga Procesi i Berlinit, por ajo u shpreh se do të ketë angazhim për bindjen e Gjermanisë që Kosova të mos largohet nga ky proces.

“Unë më së pari angazhohem që të bindet Gjermania që Kosovën mos ta largojnë pavarësisht këtyre. E dyta që bëjë unë i propozoj 10 fjali të ndryshme që arrijnë qëllimin e Kosovës, por duken si kompromis, sepse mund të gjindet rrugë e përbashkët. Propozime të tilla duhet të diskutohen me të gjithë sepse janë Dogana dhe Policia e Kosovës ata që e zbatojnë, ku policia shkonë nëpërmjet MPB-së sa i përket zinxhirit politik, ndërsa Dogana nëpërmjet Ministrisë së Financave, pra e natyrshme që duhet të bashkëpunojmë, nuk e mar telefonin me iu dhënë urdhëra.”

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-