Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu gjatë vizitës në New York kanë takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.
Në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka publikuar një fotografi me çiftin Biden, ku ka shkruar “Aleanca e lirisë. Aleanca e përjetshme”.
Ndryshe, presidentja Osmani po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Ajo ka takuar edhe liderë tjerë ndërkombëtarë dhe gjithashtu edhe shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në New York. /Telegrafi/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.