Osmani takohet me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së: Kosova qëndron në hap me aleatët

Opoja.net Opoja.net Kosova

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke marrë pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalya të Turqisë.

Në këtë forum, Osmani pati rastin të takohet edhe me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid.

“I shkëlqyeshëm takimi me Sekretaren e Përgjithshëm të OSBE-së Helga Schmid. Përsërita se Kosova qëndron në hap me aleatët në këtë kohë sfiduese dhe gati për të mbështetur qytetarët ukrainas në përpjekjet humanitare globale” ka shkruar Osmani në Twitter.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-