Pal Lekaj s’paraqitet në seancë, shtyhet gjykimi i 53 milionëshit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Është shtyrë seanca në rastin e 53-milonshit me kërkesë të mbrojtjes së ish-ministrit Pal Lekaj.

Avokati i tij, Musa Damati, e ka kërkuar shtyrjen e seancës shkaku i vizitave jashtë vendit për të cilat ka kërkuar shtyrje të seancës edhe më herët.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani, ka thënë se i ka kërkuar prova shtesë mbrojtjes së të akuzuarit për arsyen e vizitës jashtë vendit dhe se ato s’kanë qenë të arsyeshme.

Namani ka thënë se për rastet tjera gjykata do të japë urdhër për sjellje të të akuzuarit në procedurë dhe i ka kërkuar mbrojtësve të akuzuarve që t’i njoftojë të akuzuarit për rëndësinë e prezencës së të akuzuarve në procedurë.

Siç mëson KOHA, arsye e mungesës së Lekajt është angazhimi në degët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në diasporë.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-