Pamje të rralla kur Fadil Vokrri i realizoi dy gola pikërisht Irlandës së Veriut në “Euro 1988”

Opoja.net Opoja.net Sport

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka kërkuar nga sulmuesit e Përfaqësueses së Kosovës që sonte të japin maksimumin në fushë për të gjetur golin në mënyrë që ato t’i dedikohen legjendës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri në përvjetorin e katërt të vdekjes së tij.

I pari i FFK-së ka publikuar një video me dy golat e Vokrrit pikërisht kundër kundërshtarit të sotëm të Kosovës, Irlandës së Veriut në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 1988.

“Sot kur e përkujtojmë Fadil Vokrrin pashmangshëm na kujtohen dy golat që ai i realizoi në kualifikimet për Euro 1988 kundër Irlandës së Veriut, kundërshtarit të sotëm të Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve. Prandaj, shpresoj që sulmuesit tanë të gjejnë rrugën e golit në ndeshjen e sotme për ta realizuar fitoren e radhës si dedikim për legjendën”, ka shkruar Ademi.

Më poshtë mund t’i shikoni golat e Vokrrit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-