Panadiqi i bindur që Ferizaj do të mbetet në Superligë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Trajneri i ri i Ferizajt, kroati Andrej Panadiq, ka thënë pas humbjes nga Prishtina 2:1 të shtunën se është i bindur që skuadra ferizajase do të mbetet në elitën e futbollit kosovar.

Ai ka përgëzuar Prishtinën për lojën e mirë Panadiq erdhi në krye të Ferizajt në vend të trajnerit Arbnor Morina.

“Me njerëzit e klubit kemi thënë se bashkë do t’ia arrijmë qëllimit. Kur kam dëgjuar ambiciet e klubit kam ardhur me dëshirë të madhe. Sa i përket ndeshjes së parë, duhet të them se dallimi është i madh kur luan në bar sintetik dhe në bar natyral. Ky nuk është arsyetim, por neve na u desh të përshtatemi me fushën nga 20 deri në 25 minuta. Po thonë se Prishtina ka krizë, por unë nuk pash krizë te Prishtina. Tani neve na duhet të përmirësohemi në disa aspekte. Besoj se do të jemi shumë më mirë”, ka thënë Panadiq.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-