Paraburgim sepse rrahu vëllain!

Opoja.net Opoja.net Kronika

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji personit nga Prizreni, i cili i ka shkaktuar lëndim të rëndë vëllait, duke kryer kështu vepër penale “I dyshuari, më datën 01.09.2018, rreth orës 02:00, në shtëpinë e cila gjendet në Prizren, për shkak të disa mosmarrëveshjeve me të dëmtuarin, përdor dhunë ndaj tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Sipas gjykatës, caktimi i paraburgimit është tani për tani i domosdoshëm dhe i arsyeshëm pasi që i dyshuari me të dëmtuarin janë vëllezër dhe jetojnë në një shtëpi të përbashkët. Duke pasur parasysh se jemi në fazën fillestare të hetimeve, ekziston rreziku permanent po që se sulmuesi mbetet në liri”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prizren. /Radio Sharri/

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




- Reklama-
- Reklama-