Paralajmërohen masa më të rrepta për shkelësit e rregullave në trafik

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Masa më të rrepta për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor janë paralajmëruar se do të përfshihen në projektligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mjedis, Fitore Pacolli, ka thënë se projektligji do të dalë në diskutim publik pas dy javësh.

“Dyfishimi dhe përshkallëzimi i gjobave, rregulla të reja, rregullimi i përdorimit të trotinetëve elektrikë, kufizimi i shpejtësisë dhe moshës janë disa nga risitë e Projektligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor”, ka shkruar Pacolli në Facebook, ku ka njoftuar se bashkë me Policinë dhe zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit kanë finalizuar draftin e ligjit.

Ajo ka thënë se numri i madh i aksidenteve në rrugë, sidomos atyre me fatalitet, kanë detyruar deputetët që të përfshijnë dyfishimin e gjobave për shkelësit e rregullave në trafik.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-