Parashikimi i motit për këtë javë, këtë ditë do të bie borë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot në vendin dhe katër ditët në vijim.

Sipas IHMK-së, kjo javë fillon me kushte të qëndrueshme meteorologjike, por ndryshimet fillojnë nga dita e enjte.

“E hëne – Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

E marte – Mot kryesisht i vranët por me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Mëngjesi parashihet të jetë me ngrica të dobëta. Nëpër lugina dhe në vende me lartesi parashihet mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

E mërkurë – Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

E enjte – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në viset e larta reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius.

E premte – Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta fjolla bore. Në orët e para parashihet të ketë mjegull të lehtë deri të dendur. Temperaturat minimale do të ulën deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Vikendi parashihet me rënje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe veriperendimit me shpejtësi 1-9m/s.”

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-