Opoja.net

Partneret e koalicionit nuk zënë vend, nisin ‘luftën për karrige’

Partneret e koalicionit nuk zënë vend, nisin ‘luftën për karrige’

Në mbledhjen e parë të Qeverisë Hoti, u raportua se kishte përplasje mes partnerëve të koalicionit, jo për program apo përmbajtje të mbledhje së Qeverisë, por për ulëset në kabinetin qeveritarë, shkruan Gazeta metro.

Në ditën që pritej të mbahej mbledhja e parë e Qeverisë Hoti, kishte ndodhur një incident. Kishte përplasje në mes dy zyrtarëve të lartë të qeverisë, zëvendëskryeministrit nga radhët e LDK’së, Driton Selamanaj, dhe zëvendëskryeministres, Albulena Balaj që vjen nga Nisma Socialdemokrate.

U raportua se debati kishte vazhduar për disa minuta se cili nga zëvendëskryeministrat do duhet ulur në kërrigën afër kryeministrit Hoti, në anën e majtë të tij.
Debati kishte eskaluar deri në atë pikë sa ishte në rrezik të mbahej mbledhjes së parë të Qeverisë së re.

Mirëpo në fund si duket Selmanaj kishte lëshuar pe, dhe përbri kryeministrit Hoti në mbledhjen e parë të Qeverisë ishte ulur Albulena Balaj.

Siç mund ta vëreni, në foton sipër Balaj ishte ulur pranë kryeministrit Hoti.

Por gjërat ndryshuan në mbledhjen e fundit të Qeverisë që u zhvillua sot, dhe si duket gjakrat janë relaksuar dhe secili tashmë ka zënë vendin që i takon.

Selmanaj është kthyer në të majtë të Hotit, kurse zëvendëskryeministrja që vjen nga Nisma Socialdemokrate, Albulena Balaj, është ulur përball zëvendëskryeministrit tjetër, Rakic.

Moti për këtë javë, diell, vranësira dhe reshje shiu

Merlinda Guraj

Sot pritet të mbërrijnë dozat e vaksinës ‘Pfizer’ në Shqipëri

Merlinda Guraj

Java e ardhshme në Kosovë, më ngrohtë dhe me pak reshje

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net