Opoja.net

Parukierja nga Irlanda doli me një zgjidhje interesante për klientët, krijoi karrigen me xham për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Sipas mediave të huaja, Jean Mcdonnell nga Irlanda krijoi një karrige inovative për të kufizuar kontaktet gjatë vizitave për rregullimin e flokëve.

Ajo vendosi një “mur xhami” rreth një karrigeje normale, ndërkaq hapi pjesën e pasme e cila lejon floktarët të rregullojnë flokët e klientëve, transmeton Telegrafi.

514

Me çka po nxeheni në këto ditë të ftohta ?

Jean e prezantoi këtë karrige tek Kryeministri irlandez, Leo Varadkar dhe tek Zyrtari Kryesor i Mjekësisë, Tony Holahan, me shpresën se do të lejonte parukierët të hapin dyqanet e tyre para 20 korrikut.

Ndryshe kjo është data që qeveria irlandeze ka vendosur për hapjen e salloneve si pjesë e strategjisë së tyre pas bllokimit.

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net