Pas 40 vitesh punë, mësimdhënësi Hashim Jakupi i jep fund karrierës në ‘Ruzhdi Berisha’

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Sot i ka dhënë fund rrugëtimit të tij katërdhjetëvjeçar si mësimdhënës i lëndës së kimisë në Shkollën e Mesme të Lartë ‘Ruzhdi Berisha’ në Dragash, profesori Hashim Jakupi nga fshati Brrut.

Lajmin e ka bërë të ditur Selim Kryeziu, profesori i gjuhës dhe letërsisë dhe kolegu i derisotëm i Hashim Jakupit në këtë shkollë.

Hashim Jakupi kishte filluar punën si profesor në ‘Ruzhdi Berisha’ që nga viti 1979, dhjetë vite pas themelimit të kësaj shkolla. Jakupi është edhe aktivist politik, i angazhuar në radhët e Degës së LDK-së në Dragash./Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-