Kryetari i degës së LDK-së në Dragash njëkohësisht edhe kandidat I kësaj partie për të parin e Dragashit në zgjedhjet lokale të këtij viti, ka “reaguar” me një status në rrjetin social Facebook pas lidhjes së koalicionit PDK-VAKAT.
Ai në vend të fjalëve ka zgjedhur një poezi të Ismail Kadaresë për të “kërcënuar” koalicionin e ri parazgjedhor.
Ja poezia e postuar nga ai:
KËRCËNIMI
Shtat’qind vjet kam për t’i djegur kullat,
Do t’i vras qentë shtat’qind vjet.
Kështu Muji me modesti pat deklaruar,
Ndërsa eposi po hynte ne shekullin e tetë.
Erdh’pas tij i nënti, i dhjeti radhaz.
Sa ngadalë në epos mllefi del…
Shtat’qind vjet kam për t’i djegur kullat,
Do t’i vras qentë shtat’qind vjet