Tensionet e së dielës së 31 korrikut në veri të Kosovës pas vendimit të Qeverisë për reciprocitet me Serbinë në targa dhe dokumente trazuan edhe NATO.
Pas tensioneve në veri dhe shtyrjes së zbatimit të vendimeve nga Qeveria e Kosovës, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i shqetësuar I ka telefonuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, shkruan Demokracia.com.
Stoltenberg të martën ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe ka kërkuar që të ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme.
“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.