Salim Jenuzi pas tre mandatesh si kryetar i Komunës së Dragashit, këtë javë ja dorëzoi detyrën pasardhësit të tij Shaban Shabanit.
Por sa ishte pasuria e tij në kohën kur ai filloi mandatin e tij të dytë (viti 2010 kur zyrtarët u obliguan të deklaronin pasurinë) dhe sa është pasuria e tij tash kur sapo ka përfunduar detyrën si Kryetar.
Opoja Sot ka nxjerrë formularët e deklaruar nga vetë Jenuzi në Agjencinë Kundër Korrupsionit në vitin 2010 dhe 2017 për të parë edhe ndryshimet në pasurinë e tij sa ishte kryetar i komunës së Dragashit.
Krahasimet
Në vitin 2010 Jenuzi kishte deklaruar se ka shtëpi me sipërfaqe 110 metër katror në Zgatar që kishte vlerë 20 mijë euro dhe tokë bujqësore 50 ari në vlerë prej 20 mijë euro.
Pasuria e paluajtshme e Jenuzit në vitin 2010
Këto prona të paluajtshme Jenuzi i deklaroi edhe në përfundim të mandatit, por gjatë mandatit të tretë ai ndërtoi edhe një shtëpi të re me vlerë prej 25 mijë euro.
Pasuria e paluajtshme e Jenuzit në vitin 2017
Nga pasuritë e luajtshme, në vitin 2010 Jenuzi kishte blerë një veturë në vlerë prej 8,500 euro, por detyrën e mbylli me një veturë shumë më të lirë të cilën e kishte blerë në vitin 2012 me çmim 3,500 euro.
Pasuria e luajtshme e Jenuzit në vitin 2010
Pasuria e luajtshme e Jenuzit në vitin 2017
Kredinë prej 4,500 euro të marrë për blerjen e veturës në vitin 2010 Jenuzi e kishte shlyer dhe në vitin që përfundoi mandatin ai nuk kishte detyrime financiare ndaj asnjë institucioni financiar. /Opoja Sot
Obligimet financiare që kishte Jenuzi në vitin 2010