Partia Demokratike e Kosovës do të jetë pjesë e takimit të thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani, me partitë politike për konsultim lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore.
Nga PDK-ja për Klankosova.tv kanë thënë se do të jenë pjesë e takimit, por se qëndrimi i tyre dihet që janë kundër shtyrjes së zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq edhe Zubin Potok.
Presidentja Osmani ka ftuar të gjitha partitë politike në takim nga ora 14:30.
Pjesë e këtij takimi nuk do të jetë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pasi që janë pro shtyrjes së zgjedhjeve.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.