Peja ka shënuar fitore kundër Bashkimit në Ligën Ballkanike.
Pejanët fituan me rezultatin 76:72 në ndeshjen që u zhvillua në palestrën sportive “Karagaçi”.
Treshja amerikane, Rodney Purvis me 22 pikë, Jalen Tate me 19 dhe Brad Ëaldoë me 17 sosh, ishin më meritorët në fitoren e vendasve.
Kurse, te prizrenasit u dallua Curtis Jones me 27 pikë.
Peja tani ka dy fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara në Ligën Ballkanike.
Ndërkaq, për Bashkimin ishte kjo humbja e tretë radhazi.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.